Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te neve, u ngutua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t’i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nisëm në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Ky grup intelektualësh e caktoi kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovin dhe anëtarë të kryesisë Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe. Kjo lëvizje shqiptare, me program kombëtar e demokratik, duke u bërë program fundamental politik Liria, Pavarësia e Demokracia e Kosovës, fitoi përkrahjen dhe mbështetjen e popullit të Kosovës. Në kohën e represionit më të egër serb u unisollua kundër popullit të Kosovës.
LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e shprehjes, tolerancën e humanizmit, duke promovuar vlerat autentike universale. LDK-ja, qysh nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke ruajtur rendin e solidaritetin në rrethana të rënda okupimi. LDK-ja ndërtoi shtëpinë politike të shqiptarëve të Kosovës dhe këtë e bëri me një mesazh të qartë: më shumë nesër në demokraci, nëse nuk ka sot në robëri!
Promovimi i vlerës së përgjegjësisë të zgjedhur përbën përbërësin karakteristik të LDK-së, standard që nuk guxon të jetë ndryshe në të ardhmen. Mëngjesin herët të muajit tetor të fundit në Kosovë LDK me kryetar dr. Ibrahim Rugovën fitói zgjedhjet politike, që bënë bujëshkruar LDK-së si një projekt politik i qytetarisë dhe bashkëjetesës me standarde evropiane të politikës moderne.
Lidhja Demokratike e Kosovës ndërtoi dhe mirëmbajti besimin, që e dëshmoi gjatë bashkëjetesës në pluralizëm me të gjitha qytetaret, pa varësisht prej përkatësisë politike, ideologjike apo etnike. Për LDK-në, asnjëherë nuk ka pasur votues të dorës së dytë. Ajo përherë ka vlerësuar secilin qytetar njësoj dhe nuk ka ndarë kurrë ndonjëherë mbështetjen e saj, bazuar në ndarje ideologjike, politike, gjinore apo moshore. LDK-ja është themel i shtetndërtimit të Kosovës dhe kjo përbën privilegjin e saj politik dhe përgjegjësinë e saj të përhershme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
LDK-ja përherë e ka përkrahur procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, duke e kuptuar se të ardhmen e ndritshme për qytetarët tanë mund ta ofrojnë vetëm integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO. LDK-ja është partia më e madhe e qendrës së djathtë në Kosovë dhe është pjesë e përhershme e Partive Popullore Evropiane. LDK-ja është e vetmja parti në Kosovë, që i ka të qarta dhe të strukturuara qëndrimet e saj politike për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e bujqësisë, përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë.
LDK-ja përherë e ka përkrahur proceset integruese në Evropën e sotme.
Aktualisht LDK për lider të saj ka Dr. Lumir Abdixhikun si dhe kryetar të degës në Suharekë ka Dr. Ardian Shala.
Ne do të punojmë për një shtet që edukon fëmijët tanë, kujdeset për pleqtë tanë dhe siguron një komunitet të sigurt, të shëndetshëm dhe të prosperuar për të gjithë ne.

Kryetar i LDK-së

Kryetar i LDK-së në Suharekë