Nexhat Ramadani
Inxhinier, profesionist i dëshmuar dhe numër 2 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
6 herë i zgjedhur nga qytetarët dhe me përvojë si zëvendësministër – Nexhati është zëri i fuqishëm i LDK-së në Suharekë.
Bulëza Kuçi
Zëri i arsimit dhe komunës Bulëza Kuçi, e lindur më 11 shtator 1984 në Suharekë mbanë numrin 3 në listën e LDK. Vjen nga një familje me traditë arsimore dhe angazhim intelektual e politik, vlera që i ka trashëguar brez pas brezi. Edhe familja e bashkëshortit të saj ka nivel të lartë arsimor dhe përvojë politike, duke ndikuar në formimin e vizionit dhe vendosmërisë së saj për t’i shërbyer komunitetit.
Ajo është e diplomuar në Kimi - Fizikë në Universitetin e Prishtinës, ka përfunduar Masterin në Mësimdhënien e Kimisë në të njëjtin universitet, si dhe Masterin Profesional në Fizikë në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 2013 punon si mësimdhënëse në SHFMU “Destan Bajraktari” dhe një periudhë ka qenë profesoreshë në Gjimnazin “Jeta e Re”. Ka ndjekur trajnime për cilësi, inovacion dhe menaxhim shkolle, ndërsa gjatë pandemisë realizoi mbi 80 njësi mësimore të Kimisë të transmetuara në televizion, duke siguruar vazhdimësinë e mësimit në gjithë vendin. Në politikë është aktive prej 22 vitesh, kryetare e Forumit të Gruas në nëndegën e qytetit dhe asambleiste për dy mandate, si dhe ka qenë kandidate për deputete në vitin 2021. E martuar dhe nënë e një djali, angazhohet për arsim cilësor, fuqizim të grave dhe zhvillim të barabartë të komunitetit.
Urim Suka
Me nr. 4 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me tri diploma universitare, përvojë si drejtor dhe mësimdhënës që nga viti 2002, Urimi është zëri i përgjegjshëm dhe i guximshëm i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Shef i grupit të asambleistëve të LDK-së dhe figurë kyçe në strukturat tona, ai rikandidon për të vazhduar mbrojtjen e interesave të komunitetit me dinjitet.
Flamur Bytyçi
Me nr. 5 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Ekonomist me përvojë në Kuvendin e Kosovës dhe në Ministrinë e Shëndetësisë si këshilltar politik, Flamuri sjell dije, maturi dhe përkushtim në shërbim të komunës sonë. Pas një mandati si asambleist i LDK-së, ai rikandidon për të vazhduar me përgjegjësi përfaqësimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Djalë i një familjeje emblematike dhe zë i dëshmuar në shërbim publik.
Doruntina Zenelaj
Me nr. 6 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
E diplomuar për Edukim Fillor në Universitetin e Prishtinës, Doruntina është një zë i fuqishëm për arsim, rini dhe fuqizimin e gruas në politikë. Si asambleiste aktuale dhe gruaja më e votuar nga radhët e LDK-së në mandatin e kaluar, ajo rikandidon për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
Bexhet Kuçi
Me nr. 7 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me një karrierë të gjatë në administratë publike dhe sektorin bankar, Bexheti sjell përvojë të dëshmuar në menaxhim financiar dhe zhvillim lokal. Ish-drejtor për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Suharekës, ish-anëtar i Asamblesë dhe udhëheqës në institucione publike e private, ai ka kontribuar konkretisht për qytetin tonë ndër vite. Anëtar i kryesisë së degës dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Suharekë, Bexheti është një zë i urtë dhe i vendosur për të përfaqësuar interesin qytetar në Kuvendin Komunal.
Milit Elshani
Me nr. 8 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
I diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës dhe i specializuar në mjekësi familjare. Mjek i përkushtuar me përvojë gjatë luftës dhe në institucione publike. Ish-drejtor i QKMF-së në Suharekë (2014–2018), me përvojë edhe në mësimdhënie, aktualisht mjek në QMF në Bukosh. Ish-asambleist, anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës në Sllapuzhan, ai rikandidon për të sjellë përvojë dhe integritet në shërbim të qytetarëve.
Kosovare Kokollari
Me nr. 9 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
E përkushtuar dhe aktive në komunitet. Kosovarja vjen me energji të reja për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal.Anëtare e kryesisë së degës në LDK. Ka përfunduar studimet në Menaxhment Ndërkombëtar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Me përvojë pune në sektorin privat, si kontabiliste, arkatare dhe promotere. Ajo i njeh mirë sfidat e qytetarëve dhe angazhohet për zgjidhje reale.
Sanie Kuçi-Rexhepaj
Me nr. 10 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Arkitekte me profesion dhe ish-drejtoreshë e Urbanizmit, Sania ka lënë gjurmë të qëndrueshme në planifikimin dhe zhvillimin e Suharekës. Në zgjedhjet e kaluara, ajo u bë asambleistja më e votuar në historinë e qytetit, dëshmi e besimit të qytetarëve në punën e saj. Kryesuese e Grupit të Grave në Kuvend, është zë i fuqishëm për barazi dhe përmirësim të jetës së komunitetit. Rikandidon me përkushtim dhe vizion të qartë për një Suharekë funksionale, të drejtë dhe me perspektivë.
Kushtrim Kuçi
Me nr. 11 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Asambleist aktual, inxhinier me master në Ndërtimtari dhe ish-pjesë e kabinetit të Kryeministrit Hoti, Kushtrimi rikandidon me përvojë dhe përgjegjësi për të vazhduar përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve të Suharekës. Anëtar i kryesisë së LDK-së dhe pronar i firmes projektuese Archiron STUDIO, është zëri i profesionistëve dhe qytetarëve në Kuvendin Komunal.
Ilir Perteshi
Me nr. 12 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Inxhinier ndërtimi dhe master në Efiçiencë Energjetike nga Universiteti i Prishtinës, me përvojë në sektorin privat dhe vizion për zhvillim të qëndrueshëm. Kryetar i nëndegës së LDK-së në Duhël që nga viti 2012 dhe anëtar i Kryesisë së Degës për dy mandate, zë i fuqishëm e i përkushtuar i komunitetit. Me përvojë, dije dhe besim, Iliri është zgjedhja e duhur për të çuar zërin tuaj në Kuvendin Komunal!
Dafina Kolgeci
Me nr. 13 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Stomatologe me përvojë mbi 14 vjet në praktikë private dhe publike. Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, ligjëruese në “Alma Mater Campus College Rezonanca” dhe doktorante në Universitetin “Cyril & Metodije” në Shkup. Anëtare aktive e Odës Stomatologjike të Kosovës (2014–2018), e angazhuar në trajnime dhe publikime ndërkombëtare. Dafina është zëri i profesionistëve dhe qytetarëve për një përfaqësim dinjitoz dhe të përgjegjshëm.
Edijon Sellaj
Me nr. 14 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
I diplomuar në Arkeologji në Universitetin e Prishtinës dhe me studime post-diplomike në Hungari, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale, Edijoni është pjesë e një gjenerate të re, të arsimuar dhe të përkushtuar ndaj zhvillimit lokal. Ka marrë pjesë në ekspedita arkeologjike brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar me institucione vendore e ndërkombëtare dhe duke ndërtuar përvojë të vlefshme profesionale. Aktualisht është Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Suharekë, një zë i fuqishëm rinor që kërkon politika më të mira për të rinjtë, arsimin dhe kulturën.
Xhevxhet Gashi
Me nr. 15 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Agronom me përvojë dhe ish-Drejtor Komunal, Xhevxheti është zëri i ndershëm i bujqve dhe qytetarëve të Suharekës. Me dekada në shërbim publik dhe angazhim të palëkundur për zhvillimin rural, ai rikandidon për të sjellë ndryshime të dobishme me përvojë dhe përkushtim.
Fjolla Kolgeci
Me nr. 16 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me formim në Shkenca Sociale dhe përvojë në administratë, Fjolla nga Vraniqi i Suharekës sjell energji të re në politikë lokale. Aktive në Forumin Rinor të LDK-së, ajo përfaqëson një zë të ri, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetarët e komunës sonë.
Astrit Salihu
Me nr. 17 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Ekonomist me 7 vite përvojë në Bankë, Financa dhe Kontabilitet, Astriti është një zë i matur dhe i besueshëm për qytetarët tanë. I qetë në sjellje, i afërt në komunikim dhe i palëkundur në parime, ai kryeson nëndegën e LDK-së në Mushtisht dhe përfaqëson me dinjitet vlerat tona.
Sadri Asllanaj
Me nr. 18 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
I diplomuar në Menaxhment dhe me mbi 15 vite përvojë në udhëheqje biznesi, Sadriu sjell përkushtim, profesionalizëm dhe vullnet të palodhur për zhvillim lokal. Kryetar i nëndegës së LDK-së në Gjinoc dhe një zë i fortë i komunitetit. Gati për sfida të reja, Sadri Asllanaj është përfaqësuesi që meriton besimin tuaj!
Vlore Kryeziu
Me nr. 19 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Mësimdhënëse e Kimisë dhe Fizikës me mbi 30 vite përvojë dhe sipërmarrëse me mbi 20 vite në autoshkollën e saj, Vlora është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në arsim e biznes. E rritur në një familje me histori qëndrese e arsimimi, bashkëshorte e një asambleisti me 4 mandate dhe nënë e tre fëmijëve të diplomuar, ajo përfaqëson vlerat që ndërtojnë shoqërinë. E vendosur të sjellë zërin e qytetarëve në Kuvendin Komunal me përgjegjësi dhe dinjitet.
Xhavit Bytyçi
Me nr. 20 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me arsimim të lartë në fushën e infermierisë dhe përvojë të gjatë si infermier në shërbimin e Urgjencës në QKMF “Rexhep Kuqi”, Xhaviti është gjithmonë në shërbim të jetës dhe qytetarëve. Kryetar i nëndegës së LDK-së në Nishor, asambleist në kuvend komunal një mandat ,zë i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj komunitetit të tij. Human, profesionist dhe gjithmonë i gatshëm për t’u përballur me sfida, ai është zëri që meriton të dëgjohet në Kuvendin Komunal.
Ilir Sopaj
Me nr. 21 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me përkushtim të pandërprerë ndaj LDK-së që nga viti 2009, Iliri është një zë i qëndrueshëm dhe i vendosur në strukturat tona. Anëtar i Kryesisë së Nëndegës që nga viti 2013 dhe aktualisht Kryetar i LDK-së në Sallagrazhdë, ai ka dëshmuar përvojë, besim dhe lidership në nivel lokal. Duke ardhur nga sektori i ndërtimtarisë, Iliri i njeh nga afër hallet, brengat dhe mundin e punëtorëve dhe angazhohet që zëri i tyre të dëgjohet me dinjitet në Kuvendin Komunal.
Albesa Kicaj-Gashi
Me nr. 22 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Infermiere me përvojë dhe përkushtim ndaj qytetarëve, Albesa është zëri i përgjegjshëm për një shëndetësi më të mirë, përkujdesje sociale dhe zhvillim të ndershëm në komunën tonë. E angazhuar për një Suharekë më të drejtë dhe më të fortë për të gjithë, ajo sjell në Kuvendin Komunal ndjeshmëri profesionale dhe vullnet të palëkundur për t’i shërbyer komunitetit.
Mentor Gallapeni
Me nr. 23 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Inxhinier ndërtimi me arsimim akademik dhe përvojë të vlefshme në sektorin publik dhe privat. Ka përfunduar studimet Bachelor në drejtimin Konstruktiv dhe është në përfundim të studimeve master. Që nga viti 2014 punon në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharekës. Zotëron njohuri të thella në menaxhimin e projekteve, me theks të veçantë në procedurat dhe legjislacionin e Prokurimit Publik. Ai eshte i licencuar si Ekspert Gjyqesor dhe njekohësisht i certifikuar si Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë, sipas legjislacionit në fuqi. Aktualisht është kryetar i nëndegës së LDK-së në Doberdelan. Me përgatitje profesionale dhe përkushtim ndaj komunitetit, Mentori kandidon për të sjellë zë të përgjegjshëm dhe vizion zhvillimor në Asamble.
Bali Hajdari
Me nr. 24 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me arsim të lartë në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe përvojë si mësimdhënës, Baliu ka treguar përkushtim në arsim dhe iniciativë në sektorin privat. Ai është zëri i njerëzve punëtorë dhe ndërmarrës në Kuvendin Komunal, i palodhur në angazhim dhe i vendosur për të përfaqësuar me dinjitet interesat e qytetarëve tanë.
Behije Kallaba
Me nr. 25 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me 26 vite përvojë si motër medicinale dhe Veterane e Luftës së UÇK-së, Behija ka shërbyer me përkushtim edhe gjatë luftës, si motër medicinale në spitalin ushtarak në Semetisht. Që nga viti 2001 punon në QMF-Studenqan, duke ofruar kujdes profesional, human dhe të pandërprerë për qytetarët. E ndershme, e përkushtuar dhe me zemër për njerëzit, Behije Kallaba është zëri juaj në Asamblenë Komunale!
Albert Elshani
Me nr. 26 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe veteran i luftës së UÇK-së, Alberti ka mbi dy dekada përvojë profesionale në menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Ai menaxhoi ndërtimin e shumë rrugëve, urave, ujësjellësve, impianteve, shkollave, çerdheve, spitaleve e objekteve të tjera publike; të financuara nga BE, NATO, BERZH, qeveria dhe donatorë të tjerë. Albert Elshani, profesionist i dëshmuar dhe qytetar me integritet, përfaqësuesi që i duhet komunitetit!
Fitim Berisha
Me nr. 27 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Ekonomist dhe menaxher me përvojë, Fitimi është pronar i kafeterisë “Pentagrami” që nga viti 2012, një biznes i njohur në Suharekë për cilësi dhe mikpritje. Me njohuri në financa dhe lidhje të fortë me komunitetin, ai synon të sjellë zhvillim, mbështetje për të rinjtë dhe përfaqësim të ndershëm në Asamble.
Brahim Kukaj
Me nr. 28 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me mbi 15 vite përvojë si menaxher në kompaninë Dukagjini dhe si themelues i qendrës “Rentgeni i Dhëmbëve Flutura” në Suharekë, Brahimi është një zë i afërt me qytetarët përmes shërbimeve në sigurime dhe shëndetësi. I diplomuar në Fakultetin Juridik dhe me formim profesional si teknik i stomatologjisë, Brahimi kandidon për të sjellë një përfaqësim të ndershëm dhe aktiv. Me përkushtim, integritet dhe përvojë konkrete, ai synon të jetë një zë i fuqishëm dhe i besueshëm në Kuvendin Komunal.
Sadie Kabashaj
Me nr. 29 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Me 23 vite përvojë në arsim dhe e diplomuar në Matematikë-Informatikë, Sadija ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave. Nga shkolla profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë, deri te roli i koordinatores së cilësisë në shkollën “Naum Vexhilhargji” në Mohlan. E frymëzuar nga parimet rugoviane dhe vlerat e LDK-së, ajo kandidon për të sjellë në Kuvendin Komunal një përfaqësim të ndershëm, të urtë dhe të përgjegjshëm. Aty ku vendimmarrja udhëhiqet nga arsyeja, barazia dhe interesat e qytetarëve.
Gjelbrim Veselaj
Me nr. 30 në listën tonë për Asamblenë Komunale!
Arkitekt me mbi 15 vite përvojë në projekte të arkitekturës dhe zhvillimit urban brenda e jashtë Kosovës, Gjelbrimi sjell profesionalizëm, vizion dhe përkushtim në çdo angazhim. I propozuar njëzëri nga nëndega e LDK-së në Reqan, të cilën e ka udhëhequr për dy mandate si kryetar, ai kandidon për të përfaqësuar me integritet dhe kompetencë qytetarët në Kuvendin Komunal. Me Gjelbrimin, Reqani dhe Suhareka fitojnë një zë të dijes, të përvojës dhe të angazhimit të sinqertë.